Projekti “PasSport for life”
SHKËMBIM RINOR NË HIMARË, SHQIPËRI,
16.09.2014-25.09.2014
Tema: “PasSport for Life”
Qëllimi i projektit: Të kuptojmë rëndësinë i sporteve në rutinën tonë të përditshme.
Organizatorët: Point, Republika Çeke
Organizata Pritëse: Youth Center Borderless, Shqipëri
Pjesmarrësit: Republika Çeke, Sllovakia, Rumania, Turqia, Maqedonia dhe Shqipëria.
Aktivitetet:
Aktivitetet e realizuara ishin të bazuara në edukimin joformal. Ato synonin thyerjen e akullit midis pjesemarresve, forcimin e rolit ne grup si dhe informacione rreth elementeve social te Sportit. Aktivitete të tjera përmendim trajnimet per sportet si zhytja e lire, yoga, realizimi i filmave me metrazh të shkurtër per te promovuar sportet etj. Gjate shkembimit rinor u kryen aktivitete me natyre te ndryshme sociale si vizite turistike në Kalanë e Ali Pashës në Porto Palermo, workshope rreth edukatës sportive, Karaoke Night, Oscar Night etj…
Pjesmarrësit për të rritur impaktin e projektit realizuan edhe aktivitete shtese per te perfshire komunitetin e Himares. Nje nga keto aktivitete ishte FlashMobi ne qender te Himares i realizuar ne kuader te javes europiane te levizjes ” Now we move”me date 20 shtator 2014. Pjesemarresit improvizuan ne harkun kohor prej 5 min lojera te ndryshme sportive si futboll,voleyball, bagminton dhe yoga. FlashMobi tërhoqi vëmëndjen e komunitetit dhe pati një impakt pozitiv.
Më pas ishte rradha e aktiviteteve në shkollën e mesme të qytetit,”Spiro Gjiknuri”, ku falenderojmë ne menyre te perzemert Drejtoreshën e kësaj shkolle znj.Vana Todhri për bashkpunimin. Nxënësit e kësaj shkolle u njohën me mundesite qe ofrohen permes Erasmus Plus. Gjate ketij aktiviteti u shfaqen edhe filmat e realizuar gjate projektit, duke bere diskutim te hapur me te rinjte mbi temen e sporteve.
Projekti u finalizua me naten Oscal, ne te cilen u ndane cmimet per filmin me te mire, per aktorin me te mire, si dhe disa cmime mbeshtetese.