Une quhem Frida Bahja.Jam nje nder themelueset e Youth Center Borderless.Zoteroj nje diplome master ne inxhinieri Mjedisi.Kam nje eksperience te gjate ne organizata te ndryshme joqeveritare,kompanite e konsulenteve dhe menaxhim projektesh.Pervec pervojes profesionale kam fituar eksperience nepermjet trajnimeve,konferencave,workshopeve, intershipeve,startupeve ne nivel kombetar e nderkombetar.Tashme jam aktive ne shoqerine civile prej me se 6 vjetesh.Eshte gjithnje kenaqesi te punosh me te rinj plot ide dhe kreativitet dhe mbi te gjitha te duash ate qe ben.Per mua Borderless eshte pasion,perkushtim dhe entuziasem.
Une jam Mirgentian Gjuta. Jam student i Inxhinierise se Ndertimit ne Universitetin Politeknik te Tiranes, aktualisht ne vitin e 3-te. Ne Youth Center Borderless mbaj pozicionin e drejtorit ekzekutiv. Prej disa vitesh jam pjese e iniciativave civile permes vullnetarizmit, pjesemarrjes ne aktivitete te ndryshme shoqerore e kulturore, trajnime e shkembime kulturore me vullnetare e sipermarres te rinj, njerez te perkushtuar ndaj kauzave rinore e shoqerore, dhe permes Youth Center Borderless, punoj per ti sherbyer komunitetit ne fuqizimin dhe permiresimin e tij.
Jam Gerta Bahja. Studioj Shkenca Kompjuterike ne Universitetin Aleksander Moisiu Durres. Jam nje nder vullnetaret e pare te qendres rinore “Pa Kufij”, organizatore per disa aktivitete dhe gjithashtu tani koordinatore per aktivitetet rinore. Eshte e mrekullueshme te jesh pjese e kesaj qendre per te vetmen arsye se dashuria me te cilen eshte krijuar , ndihet ne cdo moment.Besoj se te qenit vullnetar eshte nje pune e bukur pasi gjithmone ke mundesine te njihesh njerez te rinj dhe te bashkepunosh me karaktere te ndryshme. Eshte nje sfide shume e vecante ne vetvete
Jam Alejda Dodaj, vazhdoj studimet master per Administrim Biznes viti i pare. Njekohesisht edhe punoj. Pjese e Youth Center Borderless jam bere qe ne shtator te vitit qe sapo lame pas dhe te qenurit pjese e organizates per mua eshte dhe besoj se do mbetet gjithmone nje kenaqesi e vecante. Kjo per arsye se je gjithmone e rrethuar nga njerez shume pozitive, dhe qe te ndihmojne te rritesh. Tashme ne YCB une perfaqesoj koordinatoren e vullnetareve, gje e cila eshte nje sfide te cilen permbushjen e detyrave te saj do mundohem ti kryej me deshire e perkushtim, dhe nga vete fakti qe te jem ne kontakt me njerezit eshte nje nder gjerat qe me pelqen me se shumti te bej. Shpresoj shume qe energjine dhe vullnetin e te rinjve te YCB te mund ta kthejm ne nje rruge per te bere gjera te bukura dhe me vlere per te gjithe ne.