Dita Boterore e Ujit – 22 Mars 2015
Që prej vitit 1992 , me vendim të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara data 22 Mars njihet si dita e burimeve ujore. Cdo vit, Dita botërore e ujit trajton një tematikë të caktuar dhe për vitin 2015 ishte “Uji dhe Zhvillimi i Qëndrueshëm”. Në kuadër të kësaj dite Qëndra Rinore Pa Kufij organizoi disa aktivitete sensibilizuese të listuara tek aktivitetet e UN Water për 2015.
Qëllimi kryesor i aktiviteteve ishte rritja e ndërgjegjësimit të komunitetit, vecanërisht tek të rinjtë duke reflektuar mbi veprimet tona ndaj mjedisit e kryesisht ndaj burimeve ujore.
Gjatë orëve të paradites tek diga e liqenit artificial në Tiranë, vullnetarët e kësaj Qëndre realizuan një fushatë sensibilizuese duke informuar publikun me fakte mbi ujin të organizuara në formë loje. Personave u kerkohej të zgjidhnin një numer nga 1 deri në 30 dhe për numrin që ata zgjidhnin u lexohej nga vullnetarët një kuriozitet mbi rëndesinë e ujit. Shumë kalimtarë të shtyrë nga kurioziteti ndaluan për tu bërë pjesë e lojës. Kjo ishte një mënyrë e mirë për tu përcjell atyre mesazhin tonë. Ndërkohë një pjesë tjetër e vullnetarëve, ftonin kalimtarët e të gjitha moshave për të bërë foto me pikën e ujit të printuar në përmasa 1.70m X 1.50m. Fotot janë shpërndarë nga organizata në rrjetet sociale si “ Ambasadorët e ujit 2015”.
Në ambientet e Qendres Rinore të Tiranës, në orën 17:00-19:00, u zhvillua aktiviteti “Déjà Vu – Të pathënat e rëndësisë së ujit”. Formatit i aktivitetit ishte Déjà Vu, ku nëpërmjet një udhetimi fotografik të ftuarit në panel në mënyre interaktive me të rinjtë ndanë faktet dhe sfidat që hasen për burimet ujore në nivel botëror por edhe në Shqipëri. Të ftuar në panel ishin Z. Leart Kola, Drejtor i Rinisë në Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Z. Mihallaq Qirjo, Drejtor i Qendrës Rajonale të Mjedisit (REC), Z. Julian Deda, Artist, Znj. Emirjeta Adhami, Ph.D Menaxhere programi për ujërat e ëmbla WWF/INCA dhe Znj. Frida Allgjata, Specialiste ne Agjensinë Kombëtare te Mjedisit.
U zhvillua një disktuim aktiv me të rinjtë duke nxerr në pah shqetësimet e përbashkëta dhe rruget drejt zgjidhjeve. Për secilin pjesëmarrës ishin të vendosur në formën e pikave të ujit mesazhe sensibilizuese dhe provokuese për rëndësinë e ujit. Për më tepër në event u vendos 3 baner ku pjesëmarrësit shkruajtën mesazhet e tyre që do të përdoren si kartolina nga Qendra Rinore “Pa Kufij” në ditën botërore të Mjedisit, me datë 5 Qershor 2015. Edhe në këtë event, askush nuk e humbi rastin për të pasur një fotografi me pikën e ujit si “ Ambasador të ujit 2015”.
Aktiviteti “Déjà Vu – Të pathënat e rëndësisë së ujit” u mbështet nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë si dhe Qendra EDEN nëpërmjet ekspozitës fotografike që mundësuan për ujin.
Nën moton “Një ditë për të festuar, një ditë për të ndryshuar, një ditë për t’u përgatitur të rinjtë e Qendres Rinore “Pa K
ufij” ftojnë të rinj të tjerë që të kontribojnë në problematikat mjedisore.